Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mëngjes në Vlorë.
Një grua 80-vjeçare ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm për shkak se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte
Njoftimi i policisë:
Vlorë- Një grua 80-vjeçare ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm për shkak se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:18, në lagjen “28 Nëntori” ku dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte e vetme, 80-vjeçarja M. C., e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.