Vojo Bregu nxjerr bllof Ministren e Bujqësisë: Shqipëria nuk ka rregjistër për fermat

0
115

Ish-kandidati i LSI-së për deputet Vojo Bregu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka nxjerrë bllof minister e Bujqësisë Mlva Ekonomi për cështjen e rregjistrimit të fermave.

Vojo Bregu shkruan në rrjetin social:

Fjalia e nënvizuar me të kuqe, pjesë e progres-raportit te BE për Shqipërinë, nuk le asnjë ekuivok për të kuptuar që Shqipëria nuk ka rregjistër fermash. Në videon bashkëngjitur, është ish ministrja e Bujqësisë Ekonomi e cila në Shkurt të këtij viti gënjente paturpësisht parlamentin shqiptar, sikur Shqipëria ka rregjistër fermash. Kaq do të mjaftonte në një vend europian, që një personazh i tillë mos të qarkullonte më në skenën politike. Por ministrja më e paaftë që ka pasur ndonjëherë bujqësia shqiptare, jo vetëm vazhdon në politikë, por është dhe ministre e diçkaje, qē as vetë ajo nuk e di çfarë bën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here