Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho reagon ndaj deklaratës së ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako përmes një video në rrjetin social ‘Facebook’ .
Xhixho e akuzon Bllakon si personin kryesor mbi aferën e shumë përmendur të incenatorëve, ku mëgjesin e sotëm kryetarja e e LSI Monika Kryemadhi bëri padi në SPAK.
STATUSI
Përpjekja e Alqi Bllakos që përmes hapsirave mediatike synon të shfajësojë veten nga akuza që LSI ka bërë me prova për të dhe për ca të tjerë si të implikuar në aferën e inceneratorëve, është edhe një tregues më shumë i faktit se e vërteta është kundër tij dhe kundër të tjerëve, bashkëpunëtor i të cilëve ai ka qenë.
Nëse zoti Bllako pretendon se nuk ka dorë në aferën e inceneratorëve, të mos humbasë kohë me deklarata mediatike, por të shkojë e të ballafaqohet në SPAK dhe atje të provojë nëse është realisht i pafajshëm apo jo.
Kallëzimi i LSI-së është depozituar në SPAK.
SPAK-u është para provës për të dëshmuar se e meriton besimin që i është dhënë për të luftuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe për të provuar se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.
Sa për zotin Bllako, meqe ai pretendon se eshte i pafajshëm, po e ndihmojme me kete video qe ta ketë me vete kur të shkojë në https://www.facebook.com/ErisaXhixho/videos/411345467290968/