FIFA evakuon edhe 57 sportistë nga Afganistani

0
141

Evakuuohen nga Afganistani 57 sportistë të lidhur me futbollin dhe basketbollin e femrave. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi kryesor i organit të futbollit, FIFA, Gianni Infantino.

Në fillim të muajit, Infantino konfirmoi se rreth 165 refugjatë, pjesë e organizatës së çiklizmit është vendosur në mes Katarit dhe Shqipërisë, e për këtë, ai falenderoi kryeministrin Edi Rama.

“Ne do të donim të shprehim falënderimet tona të sinqerta si për Amirin e Katarit … ashtu edhe për Kryeministrin e Shqipërisë … që na ndihmuan me këtë mision humanitar dhe për të gjithë ndihmën e tyre në zhvendosjen e sigurt të këtyre anëtarëve të komunitetit të futbollit në të tilla rrethana sfiduese,“- tha presidenti i FIFA -s, Gianni Infantino.

Gjithashtu, edhe Australia ka evakuar më shumë se 50 atletë afgane dhe të afërmit e tyre, ndërsa disa anëtare të futbollit për femra në Afganistan, kanë përfituar azil në Portugali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here