Gazetari i njohur amerikan, Matt Palumbo ka publikuar një investigim në portalin e konservatorëve amerikane, Bongino, ku zbulon lidhjet e forta të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken me miliarderin kontrovers, George Soros.
Ky investigim zbulon edhe arsyen e vërtetë se përse Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga Blinken. Në shkrim thuhet se nuk ka është ofruar asnjë fakt për këtë vendim, ndërkohë që theksohet se ai është bazuar mbi dizinformacione nga mediat e përkrahura nga Soros.
Por konstatimi bombastik i këtij investigimi është se ‘faktet’ për korrupsionin e Berishës i janë dërguar Departamentit të Shtetit nga ish-bashkëshortja e Edi Ramës dhe bashkëshortja aktuale e ministrit Bledi Çuçi, Delina Dico.
“Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës Departamentit të Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim. Instituti drejtohet nga një grua e quajtur Delina Fico, e cila është Drejtore e Shoqërisë Civile. Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim është një nga dy grupet e krijuar nga Soros (tjetri është Universiteti i Evropës Qendrore). Fico dikur ka qenë e fejuar me kryeministrin socialist Edi Rama dhe më pas u martua me Bledi Çuçin, një nga aleatët e ngushtë të Ramës,” thuhet në investigim.
“Me sa duket, Blinken nuk mund të flasë në emër të askujt tjetër në Departamentin e Shtetit kur bie fjala për lidhjet e tyre me Soros, madje as në emër të vetë babait të tij. I ati i Antony, Donald Blinken, dhe gruaja e tij Vera financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur Vera & Donald Blinken në Universitetin e Evropës Qendrore (ECU), e cila përmban një koleksion dixhital të dokumenteve historike hungareze.
Në një raport të Soros Foundations Network më 2002, babai i Blinken renditet i treti në listën e Bordit të të Besuarve, pas kryetarit Soros dhe Aryeh Neier. Donald Blinken ka qenë Ambasador i SHBA në Hungari nga 1994 deri më 1998, pikërisht kur Soros po përgatiste terrenin atje, dhe ai e gruaja e tij kishin lidhje të ngushta me qeverinë socialiste”.