Vangjeli – Bardhit: Ke folur në telefon me personin që kreu vrasjen në Elbasan

0
122

Analisti Lorenc Vangjeli ka debatuar në studion e “Opinion” lidhur me ngjarjen e Elbasanit, ku një person u vra me armë zjarri para zgjedhjeve.

Vangjeli tha se Gazment Bardhi kishte komunikuar me vrasësin, argument që Bardhi e ka kundërshtuar.

Debati

Vangjeli: Keni folur mer personin që bëri vrasjen në Elbasan?

Bardhi: E para kjo që sapo the është e pavërtetë.

Vangjeli: Keni folur me të në telefon, menjëherë

pas ngjarjes, e keni  pranuar publikuisht. Keni patur kontakte?

Bardhi: Asnjë kontakt, zero.

Vangjeli: Ju dolët dhe thatë ishte heroi.

Bardhi: Kam thënë dhe them, që është një nga ekspertët më të mirë të policisë së shshtetit, nuk është kriminel dhe nuk është vrasës.

Vangjeli: Ke folur në telefon me gjithë grupin e tyre dhe madje ishit drejtuesi i atij grupi.

Bardhi:Strukturë kriminale kishte ngritur Taulant Balla, që ti nuk ke guximin ta përmendësh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here