Armando Broja nuk është sulmuesi i vetëm i ri i Shqipërisë që po shkëlqen në këto javë. Ish-partneri i tij në sulmin e Shpresave, Xhakomo Vrioni, ka lënë pas problemet fizike dhe tani ka filluar të kthehet përsëri vendimtar për ekipin e Tirolit në kampionatin austriak ku është huazuar nga Juventusi që zotëron kartonin e tij.
Vrioni e nisi ndeshjen e sotme ndaj Admira në transfertë si zëvendësues, por u aktivizua në minutën e 61-të të kësaj sfide. Ai shtoi menjëherë rrezikshmërinë e skuadrës së Tirol me tentativat drejt portës, ndërsa në fund të ndeshjes arriti të shënonte golin vendimtar të sfidës, që i dha 3 pikët skuadrës së tij.
Në minutën e 89, Vrioni mori përsipër goditjen e një penalltie, duke qenë i saktë para portës, për të sigluar golin e 1-0 që largoi Tirolin nga fundi i tabelës së klasifikimit. Ky ishte goli i 4-t në këtë sezon në Austri për Vrionin, i cili ka luajtur vetëm 8 ndeshje deri tani si pasojë e dëmtimeve që pësoi në startin e edicionit