U desh ndërhyrja e ambulancës për ta qetësuar/ Fifi dhe Graniti sqarojnë njëherë e mirë raportin mes tyre

0
115

Pasi deklaroi se nuk e shihte më shumë sesa si motër, Fifi kërkoi nga Graniti një sqarim përfundimtar.

Ajo e vuri ish-futbollistin përballë dy zgjedhjeve të vështira, nëse do të donte që mes tyre të vijonte miqësia apo të shkëpusnin tërësisht komunikimin mes tyre. Kushti i vetëm që Fifi kishte ishte që nga ai të kishte një rrëfim të sinqertë për arsyet e refuzimit që ai deklaroi një natë më parë.

 

Graniti shprehu se nuk ishte as koha dhe as vendi për ta bërë një rrëfim të tillë, megjithatë tregoi se takimi mes Borës dhe Donaldit i kujtoi të kaluarën e tij. Të njëjtën gjë shprehu edhe Fifi teksa pranoi për herë të parë se as ajo nuk do të donte një lidhje romantike mes saj dhe Granitit.

“Kuptova që thjesht të pëlqej, nuk dua të kem një lidhje me ty. Nëse do doja të të puthja do ta bëja. Kur të thash që s’të dua si vëlla, ta thash për arsyen se kam persona të tjerë më të rëndësishëm jashtë që i quaj vëllezër“,- tha Fifi.

Këngëtarja shtoi se e ka ditur që në fillim se mes saj dhe Granitit nuk do të kishte asgjë më shumë sesa miqësore. Megjithatë kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të së shtunës, u desh ndërhyrja e ambulancës për ti ardhur në ndihmë Fifit, e cila kishte humbur ndjenjat si pasojë e gjendjes së ankthit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here