Mësohet se 50 qytetarë janë helmuar në qytetin e Krujës.
Ky helmim dyshohet se është shkaktuar nga uji i pijshëm.
Qytetarët janë paraqitur në Urgjencën e Krujës, me shenja thuajse të njëjta.
Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më tej janë larguar për në banesa.
Kujtojmë se Ujësjellësi u inagurua nga Rama para zgjedhjeve të 25 prillit dhe që atëherë u tha që uji që piu kryeministri u dërgua me zjarrfikëse, pasi ujësjellësi nuk funksiononte.