Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e së martës kryetarët e degëve të kësaj partie në rrethe.
Mbledhja ka nisur rreth orës 18.00 dhe është mbyllur në orën 21.00. Qëllimi i takimit ka qene çështja e Reformës Territoriale dhe Reformës Zgjedhore.
Mësohet se në takim është hapur edhe përplasja me Berishën.
Basha u është drejtuar të pranishmëve me fjalët: “Nuk dua të bunkerizoj PD-në” duke nënkuptuar prishjen me SHBA-të.