Helmimi i qytetarëve në Krujë/ Banori i shqetësuar: S’flasin se kanë frikë partinë!

0
209

Helmimi nga uji i pijshëm në Krujë ka shqetësuar të gjithë qytetarët, edhe ata që nuk janë prekur nga infeksioni. Në një nga intervistat e marra nga banorët e zones nga “Fax”, njëri prej tyre është shprehur se njerëzit kishin frikë të flisnin pasi kishin frikë partinë.

“Unë kam dy fëmijët e vëllait tim që i kanë çuar në serum. Të shkohet tek drejtori i ujësjellësit dhe të kërkojnë përgjegjësi për këtë punë. Ja urdhëro ai zotëria ka 2 kalamaj. Nuk flasin se kanë frikë partinë. Shko në spital dhe shihi sa të shtrua ke. Mund të jenë jo 30 po 300 persona. Kjo është katastrofë, këtë e bëjnë drejtuesit e pashkollë. Nuk ja mban njeriu për t’u ankuar se kanë frikë, i drejton partia. Nuk ke as kryetar bashkie e asgjë. Të gjithë janë të arratisur,”-tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here