Një 22-vjeçar që ndodhej në koma për 2 muaj është zgjuar sot, njofton Spitali Universitar i Patrës.
22-vjeçari nga Greqia u shtrua në spital më 11 gusht me dëmtime të rënda në kokë.
Për fat të mirë dhe falë ndihmës së stafit mjekësor, i riu është zgjuar dhe po rikuperohet.
Ai do ta vazhdojnë mjekimin tashmë në shtëpi.
Mësohet se i riu në rrethana të paqarta kishte rënë nga karroca e një kamioni.