Tragjedi në Itali/ Nëna vret dy vajzat, largohet nga vendi i ngjarjes

0
182

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 26 tetor në Verona Itali ku një nënë vrau dy vajzat e saj, 11 dhe 3 vjeç.

Ansa mëson se gruaja ishte me origjinë nga Sri Lanka jetonte bashkë me vajzat e mitura. Pas ngjarjes tragjike, mësohet se nëna është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.

Trupat e pajetë të vajzave janë gjetur nga një tjetër banor i qendrës në komunitetit arsimor  “Mamma Bambino”, ku jetonte gruaja me dy vajzat. Komisariati i Veronës ka filluar një hetim në lidhje me ngjarjen.

Bëhet me dije se gruaja me dy vajzat ishin larguar nga shtëpia pas sjelljes së dhunshme të babait të tyre, i cili dyshohet se kishte probleme me varësinë nga droga. Nëna, aktualisht në kërkim dhe vajzat ishin vendosur në shtëpinë “Mamma Bambino” që në janar të vitit 2021.

Prokurorja e Veronës ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për dy viktimat, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, shkruan Ansa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here