Një makinë është përfshirë nga flakët sot në aksin Fier-Patos. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:50.
Mësohet se, “Benz”-i ishte marrë me qira nga shtetasi me inicialet D. K.
Nga hetimet e deritanishme të policisë, mendohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
“Sot rreth orës 13:50, në qytetin e Patosit, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftim.