Çfarë po ndodh kështu në këtë Zululandin e Partisë Demokratike

0
332
Problemi më i madh i PD-së sot është se në këtë parti ka një krizë të thellë lidershipi.Ngjarjet po zhvillohen me shpejtësi të pa menduar më pare. Tani kjo gjë nuk mund të fshihet më. Pyetja është: A mos ishte i nxituar procesi i kuvëndit të partisë dhe i rikonfirmimit të z Lulzim Basha si kryetar i kësaj partie në një kohë që ai i humbi zgjedhjet parlamentare dy herë dhe dogji me një vendim foshnjarak zgjedhjet e pushtetit lokal? Sigurisht që po .Sepse u bë me shpejtësi rrufe dhe nuk la hapsirë kohore për reflektim.U krijua mjergulla e denoncimit të paligjëshmërisë së zgjedhjeve dhe u ka mbetur në dorë si gjithmon gënjeshtra . Sot pushteti vendor ashtu dhe pushteti lokal tragjikisht janë në duart e formacionit tjetër politik i cili ka fatin që të qeveris edhe një mandate tjetër në të dya këto pushtete i vetëm në fuqi dhe i pa trazuar.E kam mbështetur shumë ,e kam kritikuar shumë dhe përsëri e kam mbështetur shumë, madje pa rezerva Lulëzim Bashën.Kam vënë emrin tim në mbështetje të luftës së tij politike si shumë të tjerë, duke mos përfituar asgjë, por përkundrazi, duke i hap telashe vetes ,të cilat më kanë kushtuar ,shpesh duke dalë edhe ngs vetja. Por tashti jam në një pikë kritike me nd֝rgjegjen time , e cila këto ditë përtej dashamirësisë që kam patur ndaj tij më thot stop.Deri këtu. Nuk mështetet më asnjë hap Luëzim Basha, është humje kohe, është i humbur dhe sipas filozofëve të lashtë grek i humburi është i shkatërruar.Unë jam nga ata njerëz që kam besuar se Lulëzim Basha si një qyetar i mirë, i sjellshëm , por jo si një politikan i ditur do ishte gjithësesi më mirë në krye të PD .Sepse kishim nevoj të dëgjonim një melodi qytetarie në politik për të shkuar në Europën e Bashkuar . Pavarësisht se te fitorja e tij tashmë nuk beson më askush, Basha përsëri pretendon të jetë kryetar i partisë edhe për katër vjetët e ardhshme, deri në korrik 2025.
Çfarë po ndodh kështu në këtë Zululandin tonë?! Por të gjithë e dinë tashme ,se po qe se do vazhdoj Basha më tej do të humbë edhe zgjedhjet lokale të vitit 2023, të cilat, nuk janë larg. Tashmë nuk mund ta favorizoj më as rastësia tek e cila ka varur shpresat dhe beson shumë. Përsëri ai do të vazhdoj në ritualin e tij prej humbësi , me akuzat steriotipe , se votat u blenë,se Rama ashtu,Rama kështu… ose do veproj siç ka vepruar duke i bojkotuar sërish… , do akuzoj si gjithmon kundërshtarin e tij politik . Por gjithashtu si gjithmon Basha do të thotë ,që do të vazhdojë betejën për mbrojtjen e votës së lirë deri sa ta zejë gjumi. Dhe do të vinë zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 të cilat Basha me siguri do t’ i humbë përsëri, si ato të vitit 2021 madje me rezultat më të thellë.Kjo është kriza e thellë e forës politike që dikur solli pluralizmin politik në Shqipëri dhe që përmbysi komunizmin. Dyshoj se ethet e humbjes së karrikes së tij do shpikin lloj lloj pretekstesh në luftën e tij dhe të sektit që e ka vënë mes , dhe me këtë lloj kulture poltike pa principe dhe etikë ai të vazhdoj të jetë kryetar i partisë, sepse kaq pushtet i mjafton për vete dhe ata që e rrethojnë .
Tani jam plotësisht i bindur pse PD-ja po ballafaqohet me situatën e psaojave të rënda , të ndryshimit artificial të liderit që ka çuar në krizën më të madhe . Mund të bëhen analiza pa fund dhe mund të dalin me dhjetra arsye; pse u zgjodh kjo alternative e mbështetjes së këtij lideri, por e rëndësishme është se kjo është një e vërtet e madhe trishtuese.Shprehje e përgjegjësisë së thellë të kësaj të vërtete është edhe fakti që shumë drejtues dhe figura të shquara të kësaj force politike me në krye z.Berisha e neglizhuan kohën e duhur për ti kapur problemet në kohë , kur humbjet dhe bojkoti kalëronin në sytë e tyre dhe e lanë që pasojat të zbrisnin deri kaq thellë ku jemi sot.
Mendoni një çast se çfarë mund të bëjë Basha në korrik 2025 nëse marrëzia vazhdon. Nuk e di çfarë të them më, në se do të japë dorëheqjen e pakthyeshme atëherë dhe do të largohet nga politika? Unë personalisht nuk e besoj se kjo do të ndodhë edhe atëhere .Nuk e besoj se nuk ka mbetur më asgjë për të besuar. Pra dyshoj , se në korrik 2025 do të jemi në një déjà vu të qershorit të vitit 2017, të bojkotimit të zgjedhjeve të pushteti lokal të 30 qershorit,të bojkotimit skandaloz të parlamentit dhe humbjes së 21 prillit 2021, në rastë se , nuk e fillohet me ndryshim rrënjësor të partisë tani, në këtë moment. Këtë gjë e di Basha vetë, e dinë anëtarët dhe votuesit e shumtë të PD-së,e di tërë shoqëria shqipëtare e shqetsuar për fatin e opozitës. Këtë e them për një arsye të thjeshtë. Se Basha, megjithëse u bë kryetar partie dhe u mbështet pothuaj nga të gjithë demokratët,nga shumë intelektual përfshirë dhe mua, për fat të keq dhe për zhgënjimin e të gjithë demokratëve ai nuk u bë dot lider i provuar. Kryetari i partisë është në fund të fundit një post administrativ brenda partisë. Lideri është diçka tjetër. Lideri frymëzon. Kryetari i partisë jep urdhëra dhe pret që ato të zbatohen, pra që njerëzit t’ i binden, për shkak se ai është ulur në karrigen e zyrës së të parit të partisë.
Lideri nuk ka nevojë që të japë urdhra, sepse njerëzit e ndjekin vetë atë. Liderit ndoshta i duhet të japë urdhra për t’ i larguar njerëzit nga ndonjë ngjarje politike e keqe konfliktuale .
Shpresat e qindramijra demokratëve sot e vështrojnë PD – të varur në buzën e greminës. Atje, pikërisht atje,në buzë të humnerës qëndron ajo shpresë. A do të bjerë poshtë, duke u rrokullisur në rrëpirat e honeve politike , të shkërmoqet në copra,copra , apo do gjej një forc të arsyeshme ringritëse, të riorganizohet dhe të kthehet në një opozitë shpresëdhënëse si dikur ?
Në PD këto ditë ka nisur për fat të mirë një debat i gjallë shpresëdhënës për të ardhmene e PD , nëse zëvendësimi i Berishës me Bashën ishte ose jo artificial .
Berisha me gjithë përgjegjësitë e mëdha që ka për “peshqeshin Basha” ,sepse në fund të fundit ka qënë edhe i preferuari i tij po bën punën më të mire dhe më të rëndësishme që pas fillimit të proceseve demokratike.
Foltorja e vonuar e Berishës në takimet e shumta që ai po bën me bazën e partise, duket se ka ngjizur ringjalljen e shpresës, që mbas 9 vite me raunde humbjesh zgjedhore dhe gafa politike nga drejtuesit e PD me në krye Bashën .
Me gjëndjen katastrofike që ndodhet PD mbledhja e kuvëndit të kësaj partie është emergjenc shpëtimi,është e vetmja rruge dhe e vetmja shpresë , që mund të sjell ndryshim dhe bashkim ,sepse parashikon hapjen e një procesi të thellë e të gjerë me parime , norma demokratike dhe statutore për ta reformuar plotësisht PD në dhe për ta kthyer ne një force politike e cila duhet të përballoj sfidat e vështira të ardhjes në pushtet dhe të qeverisjes së mundshme.
Por ky në vetvete po kthehet në një proces sfidues. Dhe sfida e këtij procesi tashmë qëndron tek përballja absurde me ata që e kanë krijuar këtë krizë.Në vënd që të ndjejnë realizmin e kësaj situate dhe ti bashkohen kësaj lëvizje ndryshimi , për të forcuar bashkimin e demokratëve dhe për të mirën e Shqipërisë , po bëjnë të kundërtën, duke kërcënuar “se nuk do ta lejojmë të mblidhet ky kuvënd”.Kuvëndi i PD do mblidhet, sepse ky refuzimi absurd dhe nuk mund të pengoj dot vullnetin e masës së Partisë Demokratike .Partia Demokratike duhet të kthehet domosdoshmërisht nga një parti demokritike që ka rënë ,në një parti të vërtet demokratike . Kërcënimet e disa drejtuesëve aktual të saj “se ne nuk bëjmë kuvënd kundra vendimit amerikanë” sjanë gjë tjetër veçëse një dordolec që po krijohet në kopshtin e sektit në dëm të demokracisë.Koha në dritën e ngjarjeve të mëtejshme me siguri do ti ndiçoj dhe do rivlerësoj qartë mjaft problem që tash janë të mbështjella me mister , por dhe se kush i frynë antiamerikanizmit shqiptarë në një Ballkan që zien nga komplekset e nacionalizmit. Kjo betej demokratike që ka filluar është përtej Bashës dhe Berishës dhe interesave të çdo kujt tjëtër.Prandaj Basha, duke qënë se ka kontributin e tij në PD ,duhet gjej forca dhe ta kapërxej vetveten , ti bashkohet kësaj lëvizje pa paragjikime dhe të jap kontributin e tij për demokratizimin dhe bashkimin e partisë,për të shlyer sadopak edhe shumë faje që ka bërë në dëm të demokratëve shqiptar .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here