Gjata: Në Kosovë Batonin nuk e qas njeri, në Shqipëri e do vetëm Rama

0
115

Juristi Çlirim Gjata ka folur lidhur me situatën e brendshme të PD. Gjatë diskutimeve në emisionin “Opinion”, Gjata shkëmbeu batuta me analistin Baton Haxhiun.

Gjata tha se Haxhiu përhap në Shqipëri propagandën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa citoi dhe një thënie që sipas tij, e ka thënë Rama për Haxhiun.

Gjata: Është mjeshtër Batoni, ka shkollë për atë punë.

Fevziu: E ka për drejtësi shkollën

Gjata: Po, ç’muhabet. E ka thënë Edi Rama mo burrë, në Kosovë i ka thënë s’të duan hiç, në Shqipëri të dona fortë. Në shqipëri e do Edi Rama se njeri tjetër nuk di që e do Batonin dhe është normale.

Haxhiu: Është vështirë të bisedosh me një njeri jo etik./ Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here