Helmimi në Krujë, Berisha: Shkaku i vërtetë është ujësjellësi elektoral i Ramës

0
150

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për helmimin masiv të qytetarëve që po ndodh në Krujë.

Sipas Berishës, shkaku i helmimit është ujësjellësi elektoral i Edi Ramës, por ky shkak mbahet i fshehtë.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Helmimi masiv i qytetarëve të Krujës vepër kriminale e ujësjellësit elektoral të narkoshtetit

Te dashur miq, prej tre ditësh qindra e qindra banorë të qytetit të Krujës u helmuan nga uji i ujësjellësit elektoral të Edvin Kristaq Ramës të inauguruar në kulmin e fushatës elektorale.

Qindra prej tyre mjekohen në shtëpi për mungesë shtretërish në spital.

Gjer tani shkaku real i helmimit mbahet sekret nga narkoshteti vetëm e vetëm për të mos vënë gishtin mbi ujësjellësin elektoral të Edvinit.

Duke ju uruar shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë qytetarëve të Krujës i bëj thirrje OBSH-së të ndërmarrë një hetim të pavarur për shkaqet e vërteta të këtij akti kriminal të narkoshtetit dhe kreut të tij të meduzës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here