“Prindi1 dhe Prindi2”/ Pastori Pano: Po cënohet baza e familjes, të reagojnë prindërit

0
133

Pastori Akil Pano, e konsideron një provokim të rëndë heqjen e termave “baba” dhe “nënë” dhe zëvendësimin e tyre me fjalët “prindi1” dhe “prindi2”.

Një intervistë në Syri Tv, Pano tha se po cenohet baza e familjes.

“Sa di unë, formularët i shpërndan nëpër kopshte Bashkia e Tiranës. Formulari është provokim i rëndë, cënon bazën e familjes. Prindërit duhet të shqetësohen për këto formulare. Termat “baba” e “nënë” janë të tilla në Kushtetutë. Nuk besoj se është një gabim njerëzor. Të bësh të tillë formular nuk është normale. Formulari luan me sentimentin më të lartë.

Jemi në situatën, ku familja po goditet në të gjitha format dhe mënyrat e kam parë në portale zemëratë të madhe, ndaj këtij atentati ndaj familjes. Duhet të kuptojmë se familja është gjë e shenjtë e duhet të ruhet martesa mes një burri e një gruaje, e kujdesi ndaj fëmijëve nga prindërit. Fëmijët nuk duhet të lexojnë të tilla formulime, që janë të deformuara”, u shpreh Pano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here