Facebook ndryshon emrin / Çfarë kuptimi ka emri i ri ‘Meta”?

0
148

Kompania “Facebook” do të quhet nga sot “Meta” teksa synon të zgjerohet nga platformat sociale në realitetet virtuale.

Ndryshimi i emrit nuk do të zbatohet për aplikacionet si Facebook, Instagram dhe Whatsapp, por te kompania mëmë.

“Kemi një emër të ri që reflekton plotësisht atë që duam të bëjmë, të ardhmen që duam të ndërtojmë. Nga sot do të jemi më së parë një botë virtuale, dhe me kalimin e kohës nuk do t’ju nevojitet Facebook për të përdorur shërbimet tona të tjera,” tha Mark Zukerberg, drejtuesi i kompanisë.

Facebook shpalli ditë më parë ambicien për të krijuar një botë virtuale të quajtur “metavers” me ndihmën e 10 mijë inxhinierëve nga Bashkimi Europian.

“Metaversi” është realiteti i ri ku njerëzit do të mund të luajnë, të punojnë dhe të takohen në ambiente digjitale të internetit pa qëndruar para kompjuterit.

Më ka pëlqyer shumë letërsia klasike dhe fjala ‘meta’ vjen nga greqishtja, dhe do të thotë ‘përtej’. Për mua ajo simbolizon diçka që është gjithmonë në ndërtim e sipër, kapitullin tjetër të gjithmonshëm të historisë tonë.”

Ndryshimi i emrit vjen pas goditjes ndaj reputacionit të Facebook-ut nga një ish-punonjësja e kompanisë, e cila akuzoi se prioritet për drejtuesit është përfitimi, jo shëndeti mendor i përdoruesve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here