Tre lëkundje të forta tërmeti kanë tronditur Peshkopinë dhe Bulqizën në mëngjes. Lëkundjet ka shkaktuar shumë frikë e panik te qytetarët, të cilët dolën jashtë banesave. Edhe emergjencat civile kanë reaguar në lidhje me tërmetin në Bulqizë, duke bërë një raportim mbi situatën ku theksohet se 14 banesa kanë pësuar dëmtime.
Sipas raportit, janë 5 banesa të dëmtuara në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, 3 në njësinë administrative Gjoric, 3 në Shupenzë, 1 në Zerqan dhe 1 në Bulqizë. Grupet e verifikimit te njësive te tjera si Zerqan, Gjorice, Ostren, Trebisht ,Martanesh dhe Fushe Bulqize po vijojnë punën ne terren per te pare më nga afër situatën.