Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën dhe problemet brenda Partisë Demokratike.
I pyetur për deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha për “trekëndëshin e Bermudës”, Topin u shpreh se kjo është një metaforë e keqe nga ana e kryedemokratit Basha, pasi nuk mjafton vetëm ta thuash, por edhe ta interpretosh.
Sipas tij Basha e sheh presidentin Ilir Meta si një kundërshtar të fortë politik, pasi ky i fundit në një aleancë mundshme, do te preferonte më shumë ish-kryeministrin Sali Berisha.
Pyetje: Deklarata e Bashës për trekëndëshin e Bermudës?
Topi: Unë nuk jam në interesin e zotit Basha, ai e shikon zotin Meta si një kundërshtar politik. Në një aleancë të mundshme, Meta do të preferonte më shumë Berishën sesa Bashën. Trekëndëshi i Bermudës është një metaforë e gjetur keq, se nuk mjafton ta thuash, por ta interpretosh, kush është viktima e radhës? Berisha mund të marrë votat e nevojshme për të qenë në krye të PD-së dhe kjo thellon krizën e brendshme të PD.