Helmimi në Krujë, qytetarët protestojnë: Të dorëhiqet kryebashkiaku

0
148

Me dhjetra qytetarë, të cilët u helmuan nga uji i pijshëm në Krujë, janë mbledhur për të protestuar para bashkisë.

Qytetarët janë shprehur të indinjuar pas incidentit të rëndë që ndodhi, duke kërkuar largimin e kryetarit të Bashkisë Krujë dhe drejtorit të Ujësjellësit.

“I gjithë populli i Krujës e di se nga janë marrë ato tuba të ujësjellësit, pasi janë marrë nga tubat e naftës në Ballsh. Kërkojmë që të merrem masa. Uji i ri erdhi me ngjyrë. Ndaj e hoqën atë ujin e ri”, -tha një prej protestuesve.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë rreth 600 banorë të Krujës u helmuan nga uji i pijshëm, dhe shumë prej tyre përfunduan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here