Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka sjellë në vëmendje projektligjin e ri të qeverisë për ndryshimin e Kodit të Fasmiljes.
Në një analizë të gjatë deputeti demokrat Shehu, thekson se ndryshimet në ‘Kodin e Familjes’janë një atentat për familjen dhe fëmijët.
“Në çdo analizë familja është e Shenjte, dhe e pa zëvendësueshme kjo me konfigurime, përbërje aspak të përputhshme me ato natyrale apo të dizenjuara nga Perëndia. Në duhet ta ruajmë këtë me fanatizëm, me të gjithë forcën tonë, se kështu ruajmë shoqërinë tonë në të sotmen e të ardhmen e saj, ruajmë fëmijët tanë. Pa dyshim kjo duhet bërë pa diskriminuar kërrkënd, që për një arsye apo tjetër ka një koncept tjetër për familjen, prirje tjetër, por në radhë të parë nuk duhet te diskriminojmë shoqërinë tonë”, shkruan Shehu.
Statusi:
Ndryshimet ne “Kodin e Familjes”, atentat ndaj Familjes e Femijes!
Botuar sot ne Gazeten Panorama.
Shpesh, ne menyre periodike ne jemi vene perballe kerkesave, perpjekejeve per interesa, pikpamje a prirje te ndryshme per tu larguar e abandonuar konceptin tradicional, historik, real, te bazuar mbi natyren njerezore, ligjet e egzistences, vlerat e pa zevendesueshme ne shoqeri, te Familjes se vertete, asaj te perbere nga Burre, Grua e me shprese me tej edhe me Femije.
Une personalisht kam qene nder ata qe i eshte kundervene ketyre perpjekjeve, te cilat cenojne themelin e shoqerise njerezore, jo thjesht ate te mbijeteses se saj fizike, por dhe te vlerave qe mbart per ate vete e per shoqerine. E kam pare kete te lidhur dhe me nje aspekt tjeter, te pa zevendesueshem, te lidhur me te ardhmen e Femijeve, jo thjesht fizike a shendetesore, por shume me gjere, te cilen vetem nje familje e tille me Nenen e Babane, mund tja siguroje atyre. Pa dyshim ketu mund te kete dhe devijime si pasoje e fatkeqesive, humbjeve te prinderve, divorceve, por kjo nuk perben shumicen a te zakonshmen. Sidoqofte Femija edhe nen te tilla zhvillime, ruan imazhin, mesazhin e Nenes e Babait te tij, qofte dhe adoptive keta. Po keshtu asnje percaktim numerik si Prindi 1 e Prindi 2 nuk mund te zevendesoje percaktimin sublim Nene e Baba! Tentativa te tilla une i konsideroj te rrezikeshme.
Pra ne cdo analize Familja eshte e Shenjte, dhe e pa zevendesueshme kjo me konfigurime, perberje aspak te perputheshme me ato natyrale apo te dizenjuara nga Perendia. Ne duhet ta ruajme kete me fanatizem, me te gjithe forcen tone, se keshtu ruajme shoqerine tone ne te sotmen e te ardhmen e saj, ruajme Femijet tane.
Pa dyshim kjo duhet bere pa diskriminuar kerkend, qe per nje aresye apo tjeter ka nje koncept tjeter per familjen, prirje tjeter, por ne radhe te pare nuk duhet te diskriminojme shoqerine tone. Une jam ai qe psh me 1992 kerkova te hiqen nga Kodi penal denimet barabare per homo seksualet, jam nje nga ata, qe punova per Ligjin e Anti diskriminimit etj, por duke u perpjekur per te ruajtur te pa prekur konceptin thelbesor per shoqerine, ate te Familjes sone, te drejtat e pa mohueshme te Femijes.
Dhe tashti te vijme tek ceshtja konkrete. Prej javesh kane ardhur nga Qeveria ne Kuvend dy projekt ligje, qe kerkojne te bejne nje sere ndryshimesh ne Ligjin e Biresimeve dhe Kodin e Familjes. Ne fakt aty jane futur shume amendamente, ne pamje te pare teknike, por aq shume sa te bejne edhe te humbesh fillin e qellimit, logjikes dhe nevojes per ato. Ato qe lidhen me Ligjin e Biresimeve duken teknike, megjithese per menyren e paraqitjes e sasine e tyre krijojne edhe amulli.
Por krahas ketyre jane paraqitur edhe shume amendamente per Kodin e Familjes, qe per hir te te vertetes ne terresi nuk me duken te domosdoshme per te nderhyre ne nje Kod te tilla kaq te rendesishem, me kete shpejtesi e sasi. Ne fakt kjo tingellon me shume si nje perpjekje per te kamufluar dy ndryshime te futura midis tyre ne Kod, si pa rendesi, ndryshime qe ne fakt godasin rende parimet thelbesore te lidhura me Familjen e Femijen aty.
Pra qe ne krye dua te them se Kodi i Familjes mund te mos preket e as justifikohet kjo edhe me ndryshimet ne Ligjin per Biresimet.
Sidoqofte ne ndryshimet e paraqitura per Kodin e Familjes, vecanerisht te Nenit 241 te tij, dy jane esenciale e tingellojne sikur cdo gje tjeter eshte bere pikerisht per te futur keto ne morine e ndryshimeve; dhe synojne te bejne qe:
1- E drejta e biresimeve tu lihet edhe personave “single”, “te vetem”, pa vendosur per kete ato kushte rigoroze si te lidhjeve te ngushta familjare a dicka e tille me femijen, gje qe eshte dhe ne legjislacionet e vendeve te tjera ku kjo lejohet.
2- E drejta e biresimeve tu njihet edhe cifteve te pa martuara, por qe bashkejetojne prej tre vitesh. Mos harojme se bashkejetesa realizohet me nje kontrate te thjeshte noteriale.
Pra qartesisht ketu goditet koncepti i Familjes se perbere nga Burri e Gruaja te sanksionuar me martese e me tej nga Femijet. Kjo sic duket eshte nje tentative qe ka per qellim te beje realitet, fakt te kryer, ne menyre okulte e tinzare forma te tjera per nje te ashtuquajtur “familje”, shume larg konceptit tone per ate. Konceptimi i yne i Familjes sanksionohet edhe ne frymen Kushtetues sone, vecanerisht ne Nenin 53 te saj, frymes se pergjitheshme te Kodit tone te Familjes me Nenin 5 te tij qe nuk ndryshon, apo me ligje te tjera ne fuqi per kete. Te besh keto ndryshime, duhet te godasesh Kushtetuten, kete Kod vete e Kode e ligje te shumta. Pra ne kete tenative, e cila eshte ne vehte vete edhe mjaft konfuze e kontradiktore sic ndodh me te gjitha perpjekjet si skuth, synohen ndryshime, qe bijen ndesh jo vetem me traditen tone, vlerat mbi te cilat shoqeria jone bazohet, por dhe me Kushtetuten e Kodet e vendit.
Sidoqofte , pavaresisht nga keto, Femija nuk mund t’i besohet ne biresim nje personi te vetem pa Familje, pervecse ne raste shume te vecanta familjare te aferta a te ngjashme, qe duhen parashikuar ne ligj. Femija ka nevoje per Familjen e tij, per Nenen e Babane, qofte dhe jo natyral. Futja e ketij ndryshimi te con shume larg ne deformimin e koncepteve mbi Familjen, tradites sone, asaj qe ne aspirojme e duhet te bejme per ate. Te tilla nderhyrje ekspozojne Familjen perpara dilemave te egzistences se saj, Femijen perballe rreziqeve reale, shtrojne “trasene” per zhvillime te tjera edhe me te pa desherueshme e te pa pershtateshme.
Po keshtu edhe dhenia e Femijes ne adoptim cifteve, qofte dhe heteroseksuale, qe vetem bashkejetojne me nje maredhenie noteriale, pra nuk jane Familje, jo vetem godet percaktimin tone te Familjes, por dhe e trajton Femijen perseri si nje placke, duke e ekspozuar perpara te pa priturave te medha. Sipas te gjitha ligjeve tona, prej Kushtetutes, Familje konsiderohet ajo, qe lind nga martesa e nje Burri me nje Grua, dhe Femija ka pikerisht nevoje per kete. Cdo devijim i kesaj bije ndesh me parimet tona, me ligjet tona, pra nuk mund te pranohet.