Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e ka konsideruar një luftë pa kthim betejën ndaj eurobondit që qeveria shqiptare do të marrë, të votuar këtë javë në Parlament.
Sipas Vasilit, shuma që kap vlerën e 2.3 miliard eurove, është një vijë ndarëse mes opozitës së vërtetë dhe fake opozitës.
Më tej ai thotë se kjo është një grabitje gjigande e parave publike para së cilës SPAK ka mbyllur sytë.