Hoxha: 3/4 e demokratëve kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar, 11 dhjetori do jetë fillim i ri për PD-në

0
115

Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha, në një intervistë me moderatoren Megi Fagu në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD dhe mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor.

Hoxha thekson se 11 dhjetori do jetë fillimi i ri në PD, duke shtuar se tre të katërtat e demokratëve kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar.

Data 11 dhjetor do të shënojë fillimin e ri për PD-në. Atë ditë do të vendosë vullneti i demokratëve, që të kthejmë Partinë Demokratike në qeveri, të ndryshojmë politikën e ta kthejmë konservatore, se po flitet për turp për “prindi 1” dhe “prindi 2”. T’ju kthejmë demokratëve dinjitetin.

Kuvendi Kombëtar është shumë i rëndësishëm për PD-në, unë kam kërkuar hapjen e debatit në PD, këtë që po kërkon sot Berisha. Imagjinoni një opozitë që shihet si patericë e qeverisë, demokratët paskan qenë shumë të duruar e ky durim ka një kufi.

Duhet që emigrantët të votojnë. Kuvendi ka të drejtë që të mblidhet me firma dhe tre të katërtat e demokratëve kanë firmosur për të mbledhur Kuvendin Kombëtar. Rama i ka dhënë përgjigjes Bashës, duke i thënë se ti hyn nga dera e pasme e PD-së.

PD duhet që të strukturohet sipas modelit europian dhe të ballafaqohet me Ramën. Duhet që të dalim në protesta dhe protestat të prihen nga njerëz të ndershëm. Basha ka bërë pabesi ndaj demokratëve. Borxhi publik ka arritur rekordet. Nuk ka prova për Berishën, nuk mund ta dënojmë se thotë Soros a Rama.

PD nuk është forcë antiamerikane’, u shpreh Lisandër Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here