Prova e javës në “Big Brother Vip” lidhet me rastin e “Halloween”.
Gjatë këtyre ditëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka ngjarje të çuditshme, zhurma, persona të maskuar, por nga ana tjetër banorët nuk duhet të reagojnë fare.
Së fundmi është futur edhe Arbana Osmani dhe momentin epik gjatë qëndrimit të saj në shtëpi e ka publikuar mikja e saj më e ngushtë, Xhemi Shehu.
Në videon e publikuar nga vetë Xhemi, Arbana shihet teksa ecën në dhomën e ndenjes teksa konsumon ushqimin e banorëve.
“Mirë që s’i flet, por i ha dhe bukën.”, shkruan ajo krah videos.
Sigurisht banorët nuk kanë mundur që t’i flasin dhe të komunikojnë me të.