Gazetari Bledian Koka u shpreh në emisionin ‘Task Force’ me moderatoren Sonila Meço në Syri Tv, se PD dhe PS janë në pazar me njëra-tjetrën sa i takon propozimeve për ndryshimet Kushtetuese.
Koka e quajti opozitën të nënshtruar, ndërsa shtoi se më dhënien e votave për zgjatjen e mandateve të Vettingut, PD i jep një asist kryeministrit Edi Rama.
“Sot kishte dy linja, mbledhja e sotme. E para, këtu po bëhet një pazar i mirëfilltë PD-PS për marrëveshje më jep atë të jap këtë. PD ka propozuar vettingun në politikë dhe PS kërkon zgjatjen e mandatit të komisioneve të Vettingtut. Më shumë se një marrëveshje, është një nënshtrim i PD. Reforma në Drejtësi është e kapur nga mazhoranca. Zgjatja e mandateve të komisioneve të Vettingut është një asist që PD, nuk e di për çfarë arsye, ia jep kryeministrit Edi Rama”, u shpreh Koka.