Seriali “Squid Game” i cili tashmë po ndiqet nga miliona njerëz, është bërë shkak edhe për dëmtimin e një adoleshenti, pais ky i fundit i frymëzuar nga seriali i famshëm, ka tentuar të bëjë një sfidë por që nuk ia ka dalë me sukses.
“Daily Mail” shkruan një 14 vjeçar ka pësuar djegie të shkallës së tretë në këmbën e tij, pasi tentoi një sfidë në TikTok të frymëzuar nga seriali hit i Netflix – “Squid Game”.
Aiden Higgie nisi të bënte sfidën në “Tik Tok” gjatë mbylljes në Sidnei për shkak të pandemisë.
Sfida përfshinte bërjen e një ‘biskote’ të hollë mjalti dhe me pas gdhendjen e formës duke përdorur një kunj pa e thyer atë.
Ashtu si adoleshentët në mbarë botën, Aiden u përpoq të bënte biskotën prej mjalti duke përdorur një recetë që gjeti në “TikTok” duke kombinuar ujin, sodën e bikarbonit dhe sheqerin në një filxhan plastik. Por ndërsa ai e shkriu përzierjen në një filxhan jo të sigurt për mikrovalë, ajo shpërtheu, duke bërë që sheqeri i shkrirë të binte në këmbët e tij.
Si pasojë ai Aiden pësoi djegie të shkallës së parë në dorë dhe djegie të thella dhe dëmtime nervore në këmbë, të cilat ishin aq të rënda saqë mjekët kishin frikë se do të kishte nevojë për transplantim të lëkurës.