Deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi si “vdekje të opozitës” nëse ndodh një bashkëqeverisje, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
“Për mua është fundi i opozitës. Bashkëqeverisjet bëhen kur mungojnë numrat, por në vendin tonë Rama ka numrat e vetë. Këtu kush do ti denoncojë, kështu i bie të ulen këmbëkryq të ndajnë një tepsi. Për mua është vdekja e opozitës, ne kemi nevojë për bashkëpunim për shembull për ndryshimet e kushtetutës.
Ne duhet të përcaktojmë një lloj perimetri, deri në këtë pikë bashkëpunojmë, përtej kësaj është vija e kuqe. Ndyrshe qytetarët ngatërrohen.
Ta fiksojmë këtë vijë dhe të luftojmë deri në fund kundër bashkëqeverisjes. Cfarë është kjo bashkëqeverisje? Të ndajmë paratë e tenderave. Ky është një turp për opozitën. Është dorëzimi definitiv nën këtë kryeministër dhe biznesmenët që i qëndrojnë përqark”, u shpreh Shehi.