Pas Fatmir Xhafajt dje në këshillin e Legjislacionit që i bëri opozitën PS-së, duke dalë kundër shtyrjes së vettingut, sot ka qenë radha e një tjetër ish-funksionari të lartë të Ramës, që të dalë kundër qeverisë së tij.
Ish-zv/kryeministri Erion Braçe i ka dalë kundër qeverisë për Paktën Fiskale të vitit 2022.
Braçe i është drejtuar ministres së Financave, Dalina Brahimaj duke i thënë se po shkatërronte bujqësinë dhe se i vinte turp që ishte deputet i këtij kuvendi.
Ish-kryeministri Erion Braçe ka kundërshtuar këtë paketë fiskale pasi sipas tij dëmtonte sektorin bujqësor duke hequr kompensimin ndaj fermerëve dhe duke rikthyer takën për inputet bujqësore.
Braçe: Dua të gjitha rekomandimet e FMN për të gjitha përjashtimet, dhe dua të di kriterin që keni zbatuar ju për të selektuar përjashtimet që duhet të hiqen që nga ky vit, vitin tjetër e në vijim. Po godisni një sektor siç është bujqësia duke rikthyer taksën për inputet bujqësore.
Në paketën fiskale 2022 Ministria e Financave ka bërë disa ndryshime në taksën e akcizës së disa produkteve mes të cilave edhe sektori i bujqësisë, ku kërkohet të hiqet kompensimi prej 6% të TVSH për të gjithë prodhuesit bujqësor si dhe për rikthimin e taksës për imputet bujqësore.
Qeveria ka vendosur të rishikojë taksat për sektorin e hidrokarbureve, mes të cilave edhe vendosjen për herë të parë të akcizës 6 lekë për çdo litër gaz që blihet nga qytetarët për ngrohje dhe gatim. Po ashtu edhe qumështi pluhur që importohet nga jashtë do të taksohet 100 lekë për kilogram.
Jahteve dhe mjeteve lundruese për argëtim që deri më tani furnizohen me karburant pa taksë, por nga 2022 do të vendoset një taksë 65 lekë për çdo litër karburanti që marrin këto mjete.
Braçe gjithashtu ka kërkuar edhe një sqarim nga Ministrja e Financave në komisionin e Ekonomisë edhe për vendosjen e taksës 65 lekë/ litër për naftën e jahteve, ku pyeti nëse pronarët e jahteve do të paguanin vetëm atë taksë apo edhe taksat e tjera sit ë gjithë njerëzit e tjerë. Ndërsa zv/kryetare e komisionit të ekonomisë, Sorina Koti shprehu shqetësimin për vendosjen e akcizës 6 lekë për litër të gazit që përdoret për konsum familjar, pasi kjo do të rëndojë xhepat e pensionistëve.
Pjesë nga debati
Braçe: Keni propozuar vendosjen e një taksë për mjetet lundruese turistike për naftën. Cila është barra fiskale për këto mjete aktualisht, dua të di në bazë të kujt ligji këto mjete janë trajtuar me akcizë 0 dhe TVSH zero e kështu me radhë. Cili është ligji këtë barrë fiskale dhe kush autoritet e ka zbatuar këtë? Ne paguajmë deri në 110 lekë taksa për naftë, për makinë, motor, traktor apo zetor, mjafton të jesh jashtë skemës së bujqësisë këta do të paguajnë vetëm 65 lekë për litër apo si gjithë të tjerët.
Rushaj: Na thoni si i trajton direktiva e BE, mjetet lundruese për furnizimin me naftë
Sorina Koti: Ajo që më shqetëson është vendosja e akcizës 6 lekë për litër për gazin për konsumin familjar, sidomos për pensionistët dhe ata që janë me ndihmë ekonomike. Pyetja që kam është nëse do të rimbursohet kjo shtresë që janë me ndihmë ekonomike apo pensionistët, pas rritjes së akcizës së gazit?