Hakerat rusë në aksion! Ja cilët të famshëm mund të jenë viktima të sulmit

0
99

Kompania e bizhuterive shumë ekskluzive me bazë në Londër, Graff, është goditur nga një sulm kibernetik që dyshohet se është kryer nga një bandë famëkeqe ruse, e cila ka filluar të publikojë detajet e të famshëmve në qoftë se kompania në fjalë nuk paguan miliona dollarë.

Banda, e njohur si Conti, ka publikuar rreth 69,000 skedarë me detaje për rreth 11,000 klientë, gjatë javës së fundit në rrjetin e errët, duke përfshirë detaje mbi ish-presidentin e SHBA Donald Trump, Oprah, yllin e futbollit David Beckham dhe disa anëtarë të familjes mbretërore arabe.

Raporti tha se dokumentet përfshijnë listat e klientëve, faturat dhe detajet e kredisë, duke vënë në dukje se mund të jetë e turpshme për disa “të cilët, për shembull, mund të kenë blerë dhurata për dashnoret e fshehta ose kanë marrë bizhuteri si ryshfet”.

Disa yje të Hollivudit ishin në listë, duke përfshirë Tom Hanks, Samuel L Jackson dhe Alec Baldwin, i cili ka qenë në lajmet kohët e fundit për një xhirim aksidental fatal në një set filmi javën e kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here