Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin Task Forcë të moderatores Sonila Meço në Syri Tv, u shpreh se qeveria ka zhytur Shqipërinë në borxhe marramendëse.
Koka thekson se opozita përherë ka kundërshtuar këto borxhe, kurse tani papritur mban qëndron abstenimi.
“Kjo qeveri merr para borxh shumë dhe shpesh herë përdoren në dëm të shqiptarëve. Qeveria milionat e qytetarëve i çon për oligarkët, i çon për shpenzime luksi. Opozita duhet të shprehë pakënaqësinë edhe me votë. Kjo sepse vota minimalisht tregon vullnetin politik.
PD sot po abstenon e ajo që është më e turpshme pas denoncimit tonë, ishte tentativa e zyrës së shtypit në PD për të relativizuar këtë akt, duke thënë se e njëjta gjë ka ndodhur edhe më 2015. Më 2015, PD ka bojkotuar seancën. Qeveria përherë ka pasur votën kundër të opozitës kur ka marrë borxhe, kurse tani ka votën abstenuese të opozitës”, u shpreh Koka.