Analisti, Andi Bejtja këtë të martë i ftuar në ABC Live ka komentuar situatën politike në vend. Bejtja është shprehur se Basha është një lider i dështuar dhe duhej që të largohej menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, pasi ishin zgjedhjet e 4 që ai ka humbur.
Ndër të tjera ai ka theksuar se foltoret e ish liderit Berisha, janë ato që kanë zgjuar demokratët dhe shpresën e tyre për një ringritje të partisë. Analisti në intervistën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi ka theksuar se Basha nëse do të ishte një lideri i drejtë duhej që Berishën mos ta përfshinte në zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas tij është e sigurtë që ai e dinte vendimin e SHBA-së.
“Për mua zoti Basha kishte një afat skadence që ishte 25 prillit, nuk kishte më arsye të qëndronte në krye të partisë pasi humbi 4 zgjedhje. Ne kemi parë që do bëj këtë e do bëj atë dhe nuk bëri asgjë. Ka qenë një opozitë që nuk ka përfunduar asnjë aksion. Demokratët si familje e treguanm se vetëm Berisha mund ta rindezë kompjuterin. Më vonë dhe vetë demokratët do të falenderojnë SHBA për shpalljen non grada Berishën, ndryshe ne do të shikonim që të rrinin në qetësi, pasi me LSI janë ndarë që para zgjedhjeve, tani dhe më keq. Kjo që ndodhi është pozitive dhe besoj se është shpresë për demokratët.
Kjo non grada nuk kishte provë, dhe një gjë e tillë nuk e ndihmon fare demokracinë shqiptare. Basha besoj se e di që para zgjedhjeve këtë fakt, nëse Basha do ja kishte thënë para zgjedhjeve do të ishte më e drejtë dhe jo ta shfrytëzosh dhe ta bësh me një të rënë të lapsit. Foltorja tashmë është në një pikë që dhe Berisha po të dojë ta ndalojë nuk do e ndalojë më.
Të lëpihesh me ambasadën amerikane dhe të tjerët, të afrohesh dhe të largohesh me PD është qesharake nga ana e të gjithëve.
Kushdo që e artikulon vettingun e politikane është një tezë e pabazë pasi nuk ka asnjë shembull në botë. Kjo është një tezë që do të rrëzohet shumë shpejt dhe interesi që mund të ketë Rama nuk besoj se do të arrijë që të pranojë vettingun e politikanëve në SPAK . Një gjë e tillë e bërë nga SPAK është antikushtetuese dhe e çon në degradim politikën dhe shoqërinë tonë”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai ka folur dhe në lidhje me pozicionin e mazhorancës dhe qeverisjen e Ramës, ku ka theksuar se është në kolaps dhe kërkon që të bashkëqeverisë si një mënyrë për të dalë nga vështirësia që ndodhet.
Sipas tij kryeministri është shumë komod me këtë opozitë, ndaj shpesh shprehet se do Bashkën si kryetar të saj.
“Rama ka barrën e qeverisës, pasi pas dy mandateve ku borxhi publik është gati te 1005 dhe koncesionet vazhdojnë vijon që ta përhapë në publik tezën për bashkëqeverisje., Kjo është një tezë që ai tregon se qeverisja është në kolaps, por përballë kësaj opozite është komod, ndërsa me Berishën e ka më të vështirë, ndërsa me Bashën e ka të lirë pasi ja ka gjet kodin dhe pinin. Më i qetë do të jetë me Bashën dhe statuskonë dhe jo me këtë që ndodh. Rama nuk flet më për metën pasi nuk ka më çfarë të flasë, është në pritje të mbylljes së mandatit të tij”, është shprehur Bejtja.