Zinedin Zidan e ka një peng. Lojtari e më pas trajneri që ka fituar gjithçka në karrierën e tij, i është kthyer kohës dhe e ndien se diçka i mungon.
Si çdokujt, në fakt. Pengu i karrierës së tij si futbollist është Olimpiku i Marsejës. Duke folur për “La Provence”, Zizu ka folur për klubin e zemrës së tij.
“Një peng për mua mbetet fakti që nuk munda ta vishja asnjëherë fanellën e Olimpikut të Marsejës.
Kjo është skuadra e zemrës, por ishin të shumta arsyet që e bënë të pamundur transferimin tim në ekip”.
Por tani si trajner ai nuk e ka fshehur se një ofertë nga PSG-ja do ta tundonte.
“Jam marsejez dhe i tillë do të mbetem gjithë jetën, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë Zidan, duke iu referuar një emërimi të mundshëm si trajner i PSG-së.