Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e momentit kur “bosët” e call center-ave në Tiranë në mes të natës kanë boshatisur zyrat pas nisjes së hetimeve nga SPAK.
Ishte gazetari Hoxha që e denoncoi pak ditë më parë atë që ndodh me një pjesë të call center-ave të bursave në Tiranë, ndërsa SPAK u vendos në lëvizje pas ngritjes së shqetësimeve për mashtrim nga qytetarët e disa shteteve, mes të cilave edhe Gjermania.
Postimi i plotë:
Mbani frymen njerez
Lajm i minutes se fundit…
Kjo historia me call center mori paksa per dreq…
Mjaftoi nje jave denoncime ne media dhe nje urdher i Drejtorit te Pergjithshem te Policise Gledis Nano, qe “boset” te urdheronin boshatisjen me urgjence ne mes te nates, te ambjenteve ilegale ku kishin vendosur call center-at e tyre.
Pamje direkte, qe tregojne sesi po boshatiset ne oret e vona te nates, nje ambjent call center i vendosur ne katin e dyte te nje pallati ne qender te Tiranes.
Mesa duket dy ortaket, njeri shtetas gjerman dhe tjetri ne mos gaboj, leviste me Lamburgini, kane vendosur te fshehin gjurmet sa nuk eshte vone.
Shprehja popullore “kembet e shpejta, faqja e bardhe”, ne kete rast merr kuptim me shume se kurre.
Mesa duket, klientet ne Gjermani, ne Zvicer
apo vende te tjera te BE-se, duhet te urojne, qe policia e prokuroria shqiptare t’i gjejne “agjentet” e tyre te burses, perpara se ata te jene zhdukur pa lene gjurme dhe me llogarite e boshatisura drejt ishujve offshore.