Enkelejd Alibeaj shtron shtatë pyetje për Ministren e Financave: Si do të paguani 540 milionë euro pas vendimeve të gjykatave të arbitrazhit, 18 milionë euro të tjera për inceneratorët, 6 miliard lek për pronarët dhe të përndjekurit?

0
142

Në Komisionin e Ligjeve Enkelejd Alibeaj ka vënë theksin tek shtatë çështje për të cilat shteti shqiptar do të paguajë për rritjen e fondeve për KLGJ KLP, SPAK, 18 milionë euro shtesë për inceneratorët, 13 PPP të tjera, pagesat pas vendimeve të gjykatave të arbitrazhit të cilat kapin shifrën prej 540 milionë euro dhe dëmshpërblimet ndaj pronarëve dhe të përndjekurve. Alibeaj kërkoi informacion se si ministria do të përballojë të gjitha këto pagesa.

Pyetjet e parashtruara nga Enkelejd Alibeaj:

1.       Keni parashikuar lidhur me KLGJ KLP shtesë fondi për vitin 2022 për shkak se sipas parashikimeve kushtetuese atyre u shtohet një aksion ligjor që është zhvillimi i vetingut? Nëse po, sa?

2.       Thatë që keni dyfishuar mbështetje financiare për SPAK. Mund ta dimë cila ka qenë arsyeja apo justifikimi të mbështetjes financiare për SPAK. Keni bërë shumë mirë, por do të duhet të dimë arsyet thelbësore sep përsë ka ndodhur ky dyfishim?

3.       KLGJ ka filluar punën lidhur me hartën gjysore e cila sipas legjendës urbane thuhet se mund të suprimojë një sërë gjykatash të shkallës së parë madje dhe apelesh në shndërrimin e tyre në një të vetme, mund të mos jem i saktë për sa kohë nuk ka transparencë, keni parashikuar ju lidhur me këtë ngjarje të pritshme?

4.       Në lidhje me avokaturën e shtetit, arbitrazhin, sipas inaformacionit që unë kam janë të paktën 6 çështje në arbitrazhin ndërkombëtar, disa kanë përnfuduar disa janë pezull. Ka përfunduar çështja e Beçhett-it dhe një çështje Valleria Italia SLR. E para është 108 milionë euro, plus kostot e avokatisë dhe apelit. 550 mijë euro është çështja tjetër. Janë edhe katër çështje të tjera. ACTOR dhe Copri, pretendimet e të cilave është 45 milionë euro. Dondi dhe Cubotta, 90 milionë euro, Arca Energy Acernya, pretendimi i të cilëve është 110 milionë euro dhe e fundit Durrës – Kurum shipping 100 milionë euro. Në total 450 milionë euro. Çfarë keni parashikuar ju, lidhur me detyrimin për të paguar këto vendime të gjykatave të arbitrazhit. Sa? Nëse po, dhe kur, prapë nëse po. Në lidhje me avokaturën e shtetit.

5.       Në lidhje me të dëmshpërblimin e të përndjekurve dhe pronarëve. Ju thatë se për të përndjekurit janë vendosur 1 miliard lekë. Me këto ritme 1 miliard lek për të përndjekurit dhe 5 miliard lek për pronarët, keni bërë parashikim se për sa vite në të ardhmen shteti shqiptar do të mundet të shpërblejë dhe dëmshpërblejë të përndjekurit dhe pronarët?

6.       Nga projektbuxheti keni parashikuar 13 PPP. A mund ta dimë siclat janë? Kanë një emër, një objekt se për çfarë bëhët fjalë?

7.       Keni parashikuar në buxhet se nga 2 PPP-të, bëhet fjalë për dy inceneratorët Elbasani dhe Fieri keni parashikuar se në vitin 2022 do të jepni, 18 milionë euro. Për Fierin kujtoj që në vitin 2020, në shtator, Rama për Fierin tha opublikisht, në shjetor 2020 përfundon inceneratori i Fierit dhe dhe do të fillojë nga puna. Një nga plagët më të mëdha që ka ai qytet. Fieri u helmua si edhe Lushnja. Në buxhetin që keni prezantuar keni parashikuar 18 milionë euro të tjera. Sa janë këto para të tjera që gllabëron inceneratori i Fierit, djeg para, jo plehra dhe cila është arsyeja për sa kohë kryeministri ka thënë se ka përfunduar investimi. Për çfarë jepen?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here