Ligjet më të çuditshme për makinat: Shteti që ndalon patatet dhe ujin në timon

0
167

Kodi i Trafikut Rrugor është i nevojshëm pasi rregullon trafikun publik të automjeteve. Çdo drejtues mjeti është i detyruar ta respektojë atë, pasi në rast shkeljeje ai përballet me gjoba të rënda ose burgim. Në vende të ndryshme, rregullat janë të ndryshme nga më striktet, ndërsa ka edhe qesharake.

Në disa shtete australiane ligji u kërkon drejtuesve të automjeteve që të kyçin mjetin menjëherë sapo të zbresin ose nëse synojnë të lëvizin më shumë se 3 metra. Po në Australi një ligj i vitit 1946 i ndalonte shoferët që nuk janë anëtarë të “Shoqatës së Patates” të mbanin më shumë se 50 kilogramë.

Në fakt, për vendosjen e gjobës, punonjësit e Policisë Rrugore nuk kishin nevojë të kishin peshore me vete. Ata mund të llogarisin peshën me një vështrim të thjeshtë. Ata që kanë shkelur ligjin kanë paguar gjoba të majme, por nuk e dimë nëse ligji është ende në fuqi edhe sot.

Në Bahrein nuk është e nevojshme të keni shkaktuar një aksident fatal për t’u dënuar me burgim, pasi dera e qelisë është e hapur për shumë shkelje. Për shembull, shkelja e semaforit të kuq mund të rezultojë në dënimin me burgim deri në 6 muaj, një gjobë prej 1200  € ose të dyja dënimet së bashku.

Qipro ka kriminalizuar konsumin e ujit gjatë drejtimit të makinës. Arsyeja është që shoferi të mos i heqë duart nga timoni për asnjë moment. Spanja ndalon përdorimin e kufjeve gjatë drejtimit të makinës.

Në Gjeorgji pasagjerët e makinave dhe autobusëve nuk lejohen të pështyjnë. Në Amerikë në disa shtete askush nuk mund të lëvizë në rrugë me një makinë që është e dëmtuar rëndë ose që lëshon sasi të mëdha ndotje.

Sa herë keni parë motoçiklistë pa bluzë gjatë verës?  Në Tajlandë drejtimi i makinës, motorit apo edhe biçikletës pa një bluzë gjobitet, shkruan Abcnews.al.

Kina përballet me trafikun e rënduar dhe ndotjen e madhe dhe për këtë arsye ka vendosur një ligj të çuditshëm. Ata që duan të blejnë një makinë të re duhet të marrin pjesë në një sistem lotarie ku shanset për të fituar dhe për të gëzuar të drejtën për të blerë një makinë janë 1 në 500.

Në fakt, në vitin 2019, Pekini vendosi një tavan prej 100,000 automjetesh në qarkullim, 60 mijë prej të cilave ishin elektrike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here