U dhunua brutalisht nga i ati, del nga Reanimacioni 6-vjeçarja, ja si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

0
105

Vajza 6-vjeçare nga Kamza, e cila ra viktimë e dhunës shtazore të të atit, ka datë nga Reanimacioni.

Ora News mëson se gjendja e saj është e qëndrueshme.

Në dhomën e spitalit ku është shtruar vogëlushja ndodhen edhe dy punonjëse të mbrojtjes së fëmijëve nga Drejtoria e Shërbimit Social, të cilët kanë marrë urdhër që të mos lejojnë praninë e mediave.

Ndërsa e ëma e 6-vjeçares u shpreh:

“Nuk dua të flas me njeri, me kë kam folur kam folur për të drejtat e mia”.

Ajo insiston se media e ka fryrë këtë histori.

“Vajza nuk është ashtu siç thonë portalet që kanë bërë bujë dhe na kanë shkatërruar dhe fëmijën por dhe familjen”

Shkoi në gjendje kome në spital

Burime nga pediatria bënë me dije për Ora News se vajza ishte paraqitur në spital në gjendje kome.

Në të pasmet e saj kishte hematoma dhe shenja kafshimi. Gjithashtu ka të dëmtuara dhe zorrët. Nga analizat, transaminazat e mëlçisë nga 5 që është normalja vlera ka qenë 2000.

Në këto kushte mjekët kanë dyshuar se përtej dhunës mund të kishte dhe një ngacmim seksual.

Për shkak të situatës së rëndë, vogëlushja i është nënshtruar dhe një ndërhyrje kirurgjikale dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Gjykata e Tiranës la dje në arrest me burg 27-vjeçarin, i cili pranoi dhunën fizike por mohoi të ketë abuzuar seksualisht me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here