Lideri historik demokrat, Sali Berisha, njoftoi mbajtjen e Foltores së Lushnjes të premten më 5 nëntor. Takimi do të zhvillohet nesër në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës.
Njoftim!
Nesër, ditën e premte me datën 5 nëntor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës ‘Vaçe Zela’ të Bashkisë së Lushnjes do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Lushnjes të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!