Foltorja në Lushnje/Sali Berisha: Uragan shprese për shqiptarët

0
164

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë sot foltoren e radhës me demokratët e qytetit të Lushnjes.

Ka qënë vetë lideri historik i Partisë Demokratike, i cili nëpërmjet Facebook ka bërë me dije se më datë 5 nëntor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës ‘Vaçe Zela’ do të zhvillojë takimin e radhës. Berisha ka postuar sot një video përpara takimit ku e quan Foltoren një uragan shprese.

“Foltorja, uragan shprese për demokratët dhe të gjithë shqiptarët sot në ora 17:00 në Lushnje! Rroftë Lushnja!” shkruan Berisha.

Berisha është drejt finalizimit të takimeve në turin “Foltorja” i nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Më herët Berisha ishte në Kamëz, Lezhë dhe në Kavajë, ku edhe shpalli zyrtarisht ambicien për të drejtuar PD. Ai dhe mbështetësit e tij kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor për të shkarkuar kryetarin aktual, Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Basha dhe të tijët e interpretojnë ndryshe statutin dhe mohojnë mundësinë e mbledhjes së Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here