Ish-kandidati për deputet denoncon skandalin: Të paktën 10 deputetë brenda PD-së, kanë paguar nga 200 mijë euro për të qenë në Parlament

0
601

Almer Toska, kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e PD, është shprehur se kryetari Lulzim Basha i ka lënë pa lekë gjatë fushatës. Sipas tij, kandidatët e Fierit kanë marrë nga 2-4 milionë lekë për fushatë, para që sipas tij nuk mjaftuan as për t’ju dhënë kafe njerëzve.

Vetë Toska ishte kandidat për deputet në Qarkun e Fierit, në zonën e Roskovecit.

“Ne nuk kemi pasur mbështetje logjistike si të punonim, në Fier kandidatët kanë marrë2-4 milionë lekë të vjetra, këto para kishin kandidatët. Artileria e PS, mekanizmi i pushtetit ishin shumë të forta. Ne nuk kishim mundësi që tiu jepnim njerëzve një kafe, janë 13 milionë euro donacionet për PD. Dikush ka dhënë dhe shpirtin, Basha është një njeri që nuk i dhimbset sesi vuajnë njerëzit poshtë.”

Më tej, Toska tha në Fax News se kreu i PD i paguan vajzës një kurs tenisi që shkon 3,500 euro.

“Lulzim Basha paguan 3500 euro kursin e vajzës së tij për tenis, një thashethem i tillë i duhet thënë njerëzve. Berisha është bashkëfajtor me Lulzim Bashën, pasi ia ka miratuar në heshtje të gjitha vendimet e tij, tani nuk vlen Lulzim Basha se ty tu prek interesi.”

Almer Toska ka bërë dhe një tjetër deklaratë të fortë, duke thënë se 10 deputetë të PD sot, kanë paguar nga 200 mijë euro për mandatin e tyre.

“Ka kandidatë, mbi 10 deputetë që kanë paguar nga 200 mijë euro për të qenë deputet. Kush i ka marrë këto lekë është një pyetje retorike. Në Fier ka ardhur një zonjë dhe është renditur në vendin e dytë në listë, pa asnjë kontribut, Xhelal Mziun e përzunë nga Kamza, dhe Basha e çoi të parin në Dibër.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here