Presidenti i Turqisë është parë të luajë baskëtboll me disa të rinj në një fushë pranë zonës presidenciale të Ankarasë. Ai shihet të lëvizë pak pranë koshit duke tentuar të fusë topin disa herë aty.
Videoja në fjalë është publikuar nga stafi i tij për të dhënë mesazhin se presidenti është mirë me shëndet pas disa pamjeve ku ai dukej të kishte vështirësi të mëdha për të ecur apo folur.
Madje, tre ditë më parë në rrjetet sociale në Turqi u përhap lajmi se ai kishte ndërruar jetë pasi prej vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë, siç është kanceri i zorrësh së trashë.
https://twitter.com/i/status/1456584568832765952