Dëshmia tronditëse e djalit të Rruzhdi Hozhës: Babai im përdorues kokaine, borxhet ia pagova unë të gjitha. Fredi Rrushin e mora në telefon dhe më tha …

0
256

Djali i madh i Ruzhdi Hoxhës, Saimir Hoxha ka thënë në polici, se ai bashkë me të afërm e kanë kërkuar viktimën për 4 ditë, para se të shkonin në polici.

Në dëshminë e siguruar nga Anila Hoxha, djali i viktimës, trupi i të cilit u gjet sot në Dajt, ka thënë se pasi ka pyetur gjithë miqtë dhe të njohurit e të atit, ka marrë në telefon edhe Fredi Rrushin.

Ky i fundit është i dyshuari kryesor nga policia për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit.

Djali i biznesmenit , në dëshminë e tij , ka treguar edhe bisedën që ka bërë me Rrushin, ku ai i ka thënë se babanë e tij e ka lënë në mesnatë në zonën e treshit në Tiranë dhe se do të vinte ta merrte një gocë.

Pjesë nga dëshmia e Saimir Hoxhës.

Unë jam djali i madh i Ruzhdi Hoxhës , paraqitem në komisariat për të denoncuar faktimin e largimit te nga banesa të babit tim pasditen e 20.10.2021.

Nga banesa babai im ka dalë me E.T i cili erdhi e mori në shtëpi me mjetin e tij por nuk e di ku do të shkonin. Pasi babi nuk po vinte në banesë e kam telefonuar dhe telefoni më dilte i fikur. Që nga data 20 tetor as unë dhe as familja ime nuk kemi asnjë lloj kontakti se ku është, ku ka shkuar apo çfarë i ka ndodhur.

Në momentin që babai është larguar nga shtëpia me E.T të cilin e njoh më parë pasi është shok dhe mik i familjes sonë pasi ne atë e njohim të gjithë.

Pasi babi nuk po vinte ne banesë dhe ne kemi humbur kontaktet me të , sëbashku me E.T dhe vëllain tim e shumë të afërm, kemi kërkuar në hotele dhe vende që ai zakonisht i frekuenton , por na thanë që nuk e kishin parë. Në këto kushte jemi paraqitur në komisariatin e policisë. Ishim në merak për të pasi është e hera e parë që ndodh një gjë e tillë, se ai kur nuk vjen në shtëpi apo i del ndonjë punë , na njofton dhe na thotë se ku do të jetë.

Unë kam për të thënë që babi im ka pas bërë një jetë shumë të shthurur si person, pasi ka qenë përdorues i kokainës. Dilte çdo natë me shokët dhe ka pasur raste të vazhdueshme që kur pinte shume pije apo konsumonte lëndë narkotike, qëndronte duke fjetur nëpër hotel për dy ose 3 ditë , por të paktën na vinte në dijeni për vendndodhjen e tij.
Nisur nga fakti i fikjes së telefonit të tij si dhe mos njoftimit për vendndodhjen , dyshuam se ai mund të kishte ndonjë problem serioz . babai im në dijeninë time nuk i ka pasur borxh njeriu, të gjitha borxhet që ka pasur më parë , ja kam paguar unë para 3 vitesh.

As konfliktet nuk ka pasur. Unë gjatë kësaj kohe kam takuar disa persona me të cilët babi im ka lidhje shoqërore, si E.B i cili më ka thënë se bashkë me E.T e kishin lënë babain me Fredi Rrushin.

Më pas unë kam marrë në telefon Fredi Rrushin dhe i kërkova takim për të pyetur se ku është babi, pasi Fredi ishte personi i fundit që e kishte takuar. Fredi më ka thënë se nuk jam në shtëpi por kam ikur tek puna në Martanesh, dhe më ka thënë në telefon se babin tënd e kam lënë në mesnatë te treshi, dhe do të vinte ta merrte një gocë, një shoqe e tij, kaq më ka thënë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here