Kurs 9 mujor me praktika në mal e vëzhgim me dron, si po ngrihet në Spanjë shkolla për baresha

0
111

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca gjatë raportimit ditën e djeshme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese u shpreh se sektori i blegtorisë ndodhet në një moment kritik dhe për këtë arsye do të ketë disa iniciativa. Përpos mbështetjes buxhetore për këtë sektor, ministrja tha se do të krijohet një akademi për barinjtë, pasi po braktiset.

Mesa duke Ministria e Bujqësisë, indicien e ka marrë nga Spanja, ku disa muaj më parë u ndërmorën hapa të mëdha për shkollën e barinjve. Madje ndryshe nga Shqipëria në Spanjë shkolla do të ishte e fokusuar vetëm tek gratë për tu dhënë profesionin e bareshave, pasi sipas The Guardian po zhdukej si profesion.

“Ka shkolla të tjera barinjsh që gratë mund të ndjekin. Por ndryshimi është se ne e kemi menduar këtë nga perspektiva e grave. Kjo është arsyeja pse ne po flasim për ekuilibrin punë-jetë, duke krijuar rrjete të mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë,” tha Susana Pacheco, drejtuesja e projektit, me seli në rajonin verior të Cantabria.

Kursi sipas The Guardian në Spanjë zgjat 9 muaj dhe përfshin gati 500 orë trajnime në internet dhe një fundjavë në muaj me udhëzime praktike në male. Risia e këtyre kurseve është aplikimi i teknologjisë në profesionin e bariut, të cilët do të pajisen me dron për të vëzhguar kopenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here