Në Mirditë janë sekuestruar 2 kg e 140 gramë lëndë e dyshuar kanabis.
Policia bën me dije se gjithashtu është arrestuar edhe poseduesi 62-vjeçari N.D
Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”.
Mirditë
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen 2 kilogramë e 140 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike në banesë, kanë organizuar punën, duke ushtruar kontroll në banesën e shtetasit N.D., në fshatin Velë, Mirditë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 2 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë arrestuan në flagrancë të shtetasit N.D., 62 vjeç, banues në fshatin Velë, Mirditë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”.