Tatuazhi është një vendim serioz dhe është diçka shumë personale. Ashlyn Grace nuk mendoi shumë kur vendosi të bënte një tatuazh të madh në shpinë. Ajo zgjodhi të shkruante emrin e partnerit të saj, Alexander, përgjatë shtyllës kurrizore por u nda një javë më vonë.
Vajza postoi një video në TikTok, e cila mblodhi 6 milionë shikime dhe mijëra komente. “Ky do të jetë padyshim një moment i sikletshëm për partnerin e ardhshëm”, shkroi dikush, ndërsa një tjetër tha: “Kjo është arsyeja pse unë nuk bëj kurrë një tatuazh për askënd”.