Është gjetur i vrarë me armë zjarri biznesmeni Ruzhdi Hoxha, i cili rezultonte i zhdukur prej 20 tetorit 2021.
Trupi i pajetë, i mbuluar me zhavor e gurë, është gjetur sot paradite (6 Nëntor 2021) në Qafë-Mollë mbrapa Dajtit.
Një efektiv policie përpiqet të largojë gazetarët të cilët po raportotin për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës, duke i shtyrë.
Në video shihet se gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha së bashku me operatorin e A2CN janë rrëzuar duke rrezikuar edhe jetën, pasi është terren i vështirë malor dhe greminë.
Ruzhdi Hoxha ishte pronar i një biznesi në të cilën tregtoheshin materiale ndërtimi dhe djali i tij e kishte bërë denoncimin për zhdukjen më 20 tetor dhe sot paradite trupi i pajetë i tij u gjetë i mbuluar me zhavor në Qafë Mollë.