Ambasadorja mund të largohet/ Ironia e Manjanit: Po tani që iku shoqja Kim, kush do emërohet ministre/ër propagande?!

0
757

Pas lajmeve të përhapura në media se ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim mund të largohet nga Shqipëria dhe të emnërohet ambasadore në Korenë e Veriut, ka reaguar përmes një postimi në rrjëetet socale edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili nuk i kursen dozat e ironisë.

Manjani shkruan se me largin e Kim, ai është kurioz se kush do e zëvendësojë atë, teska nuk nguron ta quajtë edhe “ministër” propaganda. Ish-ministri gjithashtu nënvizon se do ishte në favorin e vendit nëse do të kishim një Ambasador si ato të viteve më parë.

Statusi i plotë:  

Dëgjova në radio sot se Yuri Kim mund të largohet së shpejti. Thone se do ta emërojnë diku tjetër…
Kam 2-3 orë që nuk jam i qetë. Jam i shqetësuar madje se si do na ikë kaq shpejt shoqja Kim!? Kush do emërohet ministre/ër propagande në vijim?!
Nejse, në shkoftë udha e mbarë i qoftë!
Por edhe në mos shkoftë, prap udha e mbarë i qoftë!
Periudhën e shërbimit të saj këtu do ta mbaj mend si koha amerikanllëqeve.
Shpresoj që me pasuesin e saj, Amerika të rivendosë të përfaqësohet ashtu siç e kishim ndërmend kohë më parë.
Në mos, punë e madhe tek e fundit. Ja morëm dorën edhe amerikanllëqeve…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here