Balla ‘ngacmon’ Bashën: Hajde në këtë ‘Foltore’, se s’ke mundësi të shkosh te tjetra

0
166

Në kuvend po diskutohet për projekt-ligjin për buxhetin e vitit 2022.

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, i cili ka marrë fjalën pas Kryedemokratit Lulzim Basha, shprehet se fjala e këtij të fundit nuk kishte asnjë lidhje me çështjen për të cilën është mbledhur dhe Kuvendi.

Më tej, Balla tha se me këtë akt normativ synohet dhe dalja e bursave ndërkombëtare.

Taulant Balla: Falenderoj  Bashën për mirëkuptimin që patëm për zhvillimin e kësaj seance jashtë programimit të kalendarëve në program për vet rëndësinë që ka ky akt normative për t’u shqyrtuar në një kohë të shkurtër nga Kuvendi që shpreh pritshmëritë e të gjithëve ne që qeveria të ketë një sukses në daljen e bursave ndërkombëtare për t’I siguruar Shqipërisë një normë interesi të mirë. Më vjen keq që foltorja e Kuvendit transferohet në një model të shëmtuar të nevojës për të pasur diskutime publike. Fjala e kolegut paraardhës nuk kishte asnjë lidhje me atë që ky akt normativ bën.

Ai thotë se qeveria aktuale ndryshe nga koha kur ishte ish-Kryeministri Sali Berisha po bëhet gati që të miratojë  një buxhet prej 6, 37 miliardë dollarë

Taulant Balla: Ne po rishikojmë një akt normativ për buxhetin 2022, për të repartizuar brenda buxhetit një nevojë të parashikimit të një borxhi që ne marrim. Por një gjë është domethënëse, kur Lulzim Basha dhe ai kolegu që dikur ulej këtu dhe tani e ka vendin në fund të sallës, ishin në qeveri buxheti I këtij vendi ishte 3.35 miliardë dollarë. Sot Shqipëria bëhet gati që të miratojë  një buxhet prej 6, 37 miliardë dollarë.

Balla i ka kthyer përgjigje kryedemoraktit Lulzim Basha, i cili akuzoi qeverinë se  lekët e buxhetit të shtetit shkojnë për oligarkët pranë qeverisë. Po ashtu me ironi ka thënë që të vij në Kuvend pasi nuk ka mundësi që të shkojë tek “Foltoret” që  zhvillon Berisha.

Taulant Balla: Në një kohë kaq të shkurtër ne kemi arritur që ta dyfishojmë buxhetin. Shifrat janë kokëfort. Po i shmangem kurthit që vjen dikush hedh një gur dhe shkojnë të gjithë ta nxjerrin. Ky është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, është buxheti që garanton dhe stabilizon rritjen ekonomike ndoshta më të lartën në rajon. Garanton mbështetjen e shtresave në nevojë.

Ta dish ti Lulzim Basha dhe të gjithë të tjerët që për ne kanë rëndësi shtresanë nevojë. Ky projekt do përfundojë projektin e rindërtimit të familjeve të dëmtuara nga tërmeti. I them Bashës të vij të hënën tjetër të marrë fjalën, në këtë seancën në këtë foltore, se nuk ka mundësi të shkojë në foltoret tjera. Si ka mundësi që Shqipëria në 2013 kishte një buxhet më të vogël se sot, kjo është se në krye të këtij vendi është një qeveri e përgjegjshme, që mbledh të ardhura, që i ndan prioritet. Bëhuni gati për 2029, 2025 iku kështu si jeni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here