Në një bisedë me Granitin, Fifi i hapi atij me shumë zemrën duke i treguar për një marrëdhënie të saj me Semin para se të futej në Big Brother.
Ajo tregoi ndër të tjera se është njohur më parë me të dhe madje ka bërë shumë për të.
Ajo tha se e ka marrë gjithmonë atë pas vetes sepse e dinte se ajo po kalonte momente të vështira.
“Kam pasur koncert dhe e kam marrë pas vetes për të mos e lënë e vetëm,” u shpreh ajo.
Madje ndër të tjera ajo nuk harroi të përmendte as faktin se e ka nxitur atë të hajë bukë pasi sipas Fifit , Semi nuk po ushqehej mirë prej muajsh por vetëm konsumonte alkool dhe cigare.
Të gjithë bisedën, Fifi e çoi drejt mesazhit se Semi është treguar ‘mosmirënjohëse’.